QNR largon nga qendra vëzhguesin e NISMA-s, kërcënoi zyrtarët

QNR largon nga qendra vëzhguesin e NISMA-s, kërcënoi zyrtarët

Aktuale November 16, 2019 - 22:51
Detajet

Vëzhguesi i NISMA-s, Behar Amerllahu të shtunën ka përdor gjuhë të pahijshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve në QNR.

Indeksonline mëson nga burimet se ai është larguar nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, shkruan Indeksonline.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë ai ka përdorur fjalë fyese ndaj stafit dhe tij. 

“Përveq kësaj ndaj meje ka përdorur edhe gjuhë kërcënuese. Krejt kjo për shkak të një kontestimi të një fletëvotimi, përshkatësisht vlefshmërisë së tij e për të cilën çështje që nga dje e kemi vendimin e PZAP-it, me të cilin i ka sqaruar këro situata dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë”, ka thënë Ahmetaj.