Mbyllet rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit!

Mbyllet rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit!

Aktuale nëntor 14, 2019 - 22:25
Lexoni detajet!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se për dy ditë Rruga që të dërgon nga Brezovica në Qendrën e Skijimit do të jetë e mbyllur.

Ajo rrugë do të jetë e mbyllur nga data 15 nëntor deri me datën 17 nëntor për shkak se do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës R210(Brezovicë-Qendra e Skijimit).

Rruga do të jetë e pakalueshme për të gjitha automjetet.

Ky është njoftimi i plotë i MIT’së:

Njoftim: Mbyllje e përkohshme e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.