Reçica: Askush në Republikën e Kosovës, s’duhet ti bëhet partner orkestrimeve të Vuçiqit
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar ndaj veprimit të disa deputetëve të VV-së të cilët i janë dërguar Gjykatës Supreme ndaj vendimit të PZAP-së e cila dje vendosi të anulohen votat e Serbisë, pasi ato u konstatuan si të parregullta.
Ai ka thënë se mbi të gjitha, nuk mëtohet të mbrohet shteti, duke mos respektuar legjitimitetin e një procesi zgjedhor.
“Vullneti i mbi 42.000 qytetarëve, nuk mund të injorohet dhe zhvlerësohet me disa vota të paligjshme, të orkestruara dhe të kontrabanduara” shkruan Reçica në Facebook.
Postimi i plotë:
Asnjëherë një shtet, ku sundon rendi e ligji dhe ku vepron demokracia, nuk mund të jetë serioz pa njohjen e vullnetit të qytetarëve të tij. Kushdo që konteston vullnetin e qytetarëve të Kosovës me të ashtuquajturat vota të kontrabanduara nga qeveria e Vuçiqit në Beograd, gabohet rëndë.
Mbi të gjitha, nuk mëtohet të mbrohet shteti, duke mos respektuar legjitimitetin e një procesi zgjedhor.
Vullneti i mbi 42.000 qytetarëve, nuk mund të injorohet dhe zhvlerësohet me disa vota të paligjshme, të orkestruara dhe të kontrabanduara.
Askush në Republikën e Kosovës, s’duhet ti bëhet partner orkestrimeve të Vuçiqit.