Edhe doktori i njohur ftohet nga Gjykata Speciale

Edhe doktori i njohur ftohet nga Gjykata Speciale

Aktuale November 11, 2019 - 21:01
Detajet

Doktori i mirënjohur dhe anëtari i PDK-së, Fitim Selimi përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time.”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Selimi gjatë viteve të okupimit serb ishte arrestuar disa herë për shkak të angazhimeve kombëtare.

Ai ishte pjesë e Brigadës 121 “Kumanova”, kryente funksionin e Shefit të Sektorit të Shëndetësisë.

Në vitin 1999, në Qeverinë e Përkohshme, Selimi ishte Ministër i Shëndetësisë.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë të Fitimit Selimit:  

Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit tim!

Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time.
Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim përsonal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndergjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjehërë asnjë moment dhe asnje detal.

Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë

Image