
Lëvizja Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve te 6 tetorit
Aktuale
November 07, 2019 - 10:39
Detajet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare me ç'rast u kumtua se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit me mbi 220 mije vota.
Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka ka thënë se pasi nuk kanë asnjë ankese ne PZAP sot po shpallen rezultatet përfundimtare.
"Kjo shpallje vjen pas përfundimit te te gjitha procedurave. Qe nga dita e shpalljes se zgjedhjeve deri tani kemi punuar me përkushtim. LVV 220 mije e 811 vota, LDK 206.458 vota PDK 178478 vota AAK 96883 vota Nisma 42 mije e 72 vota" ka thënë ajo.