Agim Bahtiri e pranon se ka punësuar nipin si drejtor në Komunën e Mitrovicës

Agim Bahtiri e pranon se ka punësuar nipin si drejtor në Komunën e Mitrovicës

Aktuale November 06, 2019 - 22:33
Lexo Detajet

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pranuar se ka nepotizëm në komunën që e udhëheq.

Bahitiri sonte ka pranuar se ka të punësuar në pozitë të lartë në Komunë djalin e vëllait të tij, për të cilin ka thënë se e ka kthyer nga Irlanda për ta ndihmuar në punët e Komunës, transmeton Zëri.info

"Prej ardhjës time në vitin 2013, e kam një djalë të vëllaut të cilin e kam kthyer nga Irlanda për mem ndihmu, me pas afër vetit, për arsye se ju e dini shumë mirë si ka qenë Mitrovica në vitin 2013, ai është ne ekzekutiv dhe tjetër nuk kamë të familjes, ai është drejtor i emergjencave”, ka thënë Bahtiri në emisionin DebatPlus

Sipas Bahtirit, askujt nuk duhet të i mohohet e drejta e punësimit në institucione publike, vetëm pse një familjar i tij ka pozitë të lart.

“Askujt nuk duhet me ju mohu e drejta e puënsimit, nëse e ka dikë të familjes në pozitë, sepse ajo i bië diskriminim familjar”, është shprehur i pari i Mitrovicës.

Bahtiri ka shtuar se asnjë person nuk e ka larguar nga puna për arsye politike që kur ka marrë drejtimin e Mitrovicës para 6 viteve./ZËRI/