Armend Muja sjell të dhëna të reja për Nismën dhe AKR-në - Tregon a e kanë kaluar pragun
Aktuale
October 26, 2019 - 18:53
Lexoni detajet!
Analisti politik, Armend Muja, ka publikuar përmbledhjen e rezultateve zyrtare dhe jo-zyrtare të zgjedhjeve së 6 tetorit, shkruan Insajderi.
Sipas tij, në bazë të votave zyrtare, Nisma-AKR nuk e ka kaluar pragun ndërsa në bazë të të dhënave jo-zyrtare, ky koalicion, ka ndryshime në rezultat në bazë të rinumërimit të votave, të votave nga Serbia.
“Në rast se NISMA pretendon të ketë kaluar pragun pas rinumërimit, është e rëndesishme që ata të prezentojne luhatjen e rezultateve të tyre dhe partive tjera në raport me totalin e votave”, ka shkruar Muja në Facebook.