Edhe ky ish ushtar i UÇK-së nga Skenderaj u ftua nga Specialja

Edhe ky ish ushtar i UÇK-së nga Skenderaj u ftua nga Specialja

Aktuale October 26, 2019 - 09:39
Detajet

Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së Zenel Shala nga fshati Kopiliq i Skenderajt, ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale dhe thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht.

Zenel Shala ish-komandant Togu në radhët e UÇK-së tha për portalin Drenica Press se ftesën e ka pranuar më 22 tetor, dhe më 05 nëntor 2019, do të paraqitet për intervistë, ndërsa intervista do të zhvillohet në Prishtinë në Dhomat e Specializuara në kuadër të Gjykatës Speciale.

Ai tha se “ftesa i është bërë përmes telefonit, ku më është bërë e qartë se me datë 5 Nëntor do të jem në intervistë, ndërsa nuk më kanë bërë të qartë se a jam në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit”, thotë Shala.