Veton Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar por nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Veton Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar por nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Aktuale tetor 17, 2019 - 23:33
Detajet

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se askush nuk ka kërkuar që në çështje të mëdha të jenë bashkë “krahu i luftës” dhe “i paqes”.

Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është narracion artificial se në Kosovë duhet të bashkë qeverisin “krahu i luftës” dhe ai “i paqes”.

Ai ka thënë se ky narracion është ndërtuar qysh nga viti 1999 e ka vazhduar ndër vite.

“Mos harroni se ajo që quhet “krahu i luftës” është pakicë në Kosovë. Nuk është shumicë. UÇK-ja nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por pakicë. Natyrisht pakicë e organizuar dhe ka luftuar, por nuk ka përfaqësuar shumicën në Kosovë”.

Ai ka thënë se u pa në zgjedhjet e para që UÇK-ja ishte edhe pakicë politike në Kosovë pasi sipas tij Rugova i fitoi zgjedhjet dhe ai nuk ishte “krahë i luftës”.

Surroi ka thënë se Pavarësia e Kosovës është dashur të shpallet në verën e vitit 2007 dhe nuk ka lidhje me ardhjen në pushtet të PDK-së.

Sipas tij, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare është shtyrë shpallja e Pavarësisë më kërkesë të Francës për të bindur Rusinë në një çështje për Iranin.

Publicisti thotë se “krahu i luftës” arriti ta mbajë pushtetin më shumë se 10 vite për shkak se ishin mirë të organizuar.