Cakaj: Janë shpërndarë mbi 10 mijë tekste shkollore për diasporën

Cakaj: Janë shpërndarë mbi 10 mijë tekste shkollore për diasporën

Aktuale October 14, 2019 - 17:42
Detajet

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën tashmë është bërë shpërndarja e mbi 10.000 teksteve shkollore anë e mbanë botës.

Cakaj ka thënë se kjo është vetëm një prej masave të Qeverisë së Shqipërisë për fuqizimin e lidhjeve me diasporën, njofton Klan Kosova.

“Nxitja e brezave të rinj në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor është detyrim historik e angazhim i veçantë i Shqipërisë”.

“Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për diasporën e të thellojë tutje marrëdhëniet me shqiptarët kudo që ndodhen”.