Limaj kujton tragjedinë e maturantëve nga Malisheva që ndodhi para 15 viteve

Limaj kujton tragjedinë e maturantëve nga Malisheva që ndodhi para 15 viteve

Aktuale October 14, 2019 - 16:08
Detajet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 15-vjetorin e tragjedisë që i mori jetën 15 studentëve nga Malisheva tha se sot rikthejmë në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

Limaj shtoi se vdekja e 15 maturantëve ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët.

Postimi i plotë i Limajt:

Në 15-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.

Në këtë 15 vjetor rikthejmë në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

Vdekja e Beratit, Esatit, Elgadafit, Mifailit, Rifatit, Xhevdetit, Visarit, Agronit, Ajetit, Esatit, Labinotit, Lulzimit, Megezonit, Rruhiut dhe Xhevdetit ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët.

Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tone!