Krasniqi: Xhavit Haliti gjatë luftës rrinte në hotel dhe sillte telefonin
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, biznesmeni nga Amerika, Florin Krasniqi ka treguar përvojat e tij gjatë luftës në Kosovë, kur ai e ka financuar dhe i ka dërguar armë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi thotë se UÇK-ja nuk ka qenë aspak e organizuar dhe ka qenë shumë amatore, ndërsa thotë se disa komandantë as nuk kanë bërë luftë.
Ai e ka përmendur Xhavit Halitin, për të cilin ka thënë se në tri vjet të luftës ka qëndruar më shumë në hotele.
“Në vitet ’96, ’97, ’98, Xhavit Haliti, sabah e aksham rrike në hotel. Çfarë lufte është kjo. Ashtu as biznesin nuk e bon. Kjo ka qenë amatoreske dhe qesharake”, ka thënë Krasniqi në T7.
Ai ka thënë se ‘ne s’kemi bërë luftë, por vetëm kemi mbijetuar’ dhe se bota deri në intervenimin e NATO-s janë tmerruar me gjendjen e shqiptarëve të Kosovës.