Rama anulon udhëtimin në Nju Jork pas tërmetit

Rama anulon udhëtimin në Nju Jork pas tërmetit

Aktuale September 21, 2019 - 19:55
Detajet

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të anulojë udhëtimin e tij drejt Nju Jorkut.

Mësohet se Rama ndodhet aktualisht në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri për shkak të situatës së rëndë nga dy tërmetet e fuqishme që lëkundën vendin.

Rama është telefonuar edhe nga homologu italian Giuseppe Conte, i cili ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e vendit të tij për të asistuar në përballimin e situatës.

Kryeministri Rama ishte nisur drejt Nju Jorkut, ku do të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.