Senatori amerikan: Vuçiqi i gatshëm ta njohë Kosovën, por aktualisht është i zemëruar me taksën

Senatori amerikan: Vuçiqi i gatshëm ta njohë Kosovën, por aktualisht është i zemëruar me taksën

Aktuale shtator 18, 2019 - 12:42
Detajet

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka thënë në një shkrim autorial, senatori amerikan,  Chris Murphy në të cilin përshkruan vizitën e tij në Kosovë.

Ai në këtë shkrim ka dhënë detaje edhe për vizitën në Kosovë dhe takimet me krerët e shtetit.

Ka thënë se ata janë nakuar se nuk po e dijnë kë ta dëgjojnë në lidhje me procesin e dialogut, ngase sipas tij SHBA-të dhe BE-ja kanë dhënë këshillta të ndryshme

Pjesa më interesante e këtij shkrimi është ajo ku Murphy përshkruan gatishmërinë e presidentit serb, Aleksander Vuçiq për njohjen e Kosovës.

Por se vë në pah se Vuçiq është shumë i zemëruar për taksën, transmeton lajmi.

“Ne të dy besojmë që ai dëshiron që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën për të njohur pavarësinë e tyre, por aktualisht, ai është i zemëruar si një grerëz për taksën 100 për qind”, ka shkruar Murhpy.

Ai thotë t’i kenë bërë presion Serbisë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Kujtojmë,  se senatorët Chris Murphy e Ron Jonson vizituan para pak kohësh Kosovën e Serbinë.

Nga Prishtian e Beogradi, ata thanë mesazhe të qarta që të dy vendet duhet të kthehen në tavolin e bisedimeve për përmbylljen e marrëveshjes finale.