Rriten shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rriten shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Aktuale shtator 17, 2019 - 20:04
Detajet

Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Shqipëria me 20%.

Kështu u theksua sot gjatë një takimi që ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi zhvilloi me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçantë progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, bën të ditur dogana e Kosovës.

Sipas Berishës rritja e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti.

“Ky lloj bashkëpunimi duhet të thellohet që të vazhdojë kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit mes të dy vendeve tona”,  thanë ambasadori Minxhozi dhe drejtori Berisha.