Haradinaj reagon për vjedhjen e bustit të dëshmorit, Smajl Hajdaraj e quan akt të shëmtuar
Aktuale
September 15, 2019 - 15:37
Detajet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vjedhjen e bustit të dëshmorit të UÇK-së, Smjal Hajdaraj në Pejë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky akt është i shëmtuar dhe kërkoj nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë:
Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj. Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet!