Haxhiu s’i bien pishman pse e kanë sulmuar LDK-në: Ata gjithë i hanë fjalët e veta

Haxhiu s’i bien pishman pse e kanë sulmuar LDK-në: Ata gjithë i hanë fjalët e veta

Aktuale August 20, 2019 - 22:07
Lexo Detajet

Deputetja e Vetëvendosjes Abulena Haxhiu ka thënë se nuk i besojnë askujt në LDK që t’i dërgojë proceset e Kosovës përpara.

Haxhiu madje në Debat Plus ka thënë se nuk i kanë rënë pishman për sulmet që i janë bërë kreut të LDK-së në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës.

Deputetja e VV-së tha se i vetmi që mund ta dërgojë vendin përpara është kreu i VV-së Albin Kurti.

Haxhiu po ashtu tha se nëse LDK nuk bën koalicion parazgjedhor me VV-në atëherë sipas saj ka frikë se pas zgjedhjeve do t’i bashkohet PDK-së.

Haxhiu tha se LDK gjithnjë i ka hëngër fjalët e veta.