Ahmeti: Në Vetëvendosje nuk më lejuan të shkoja te varri i Ibrahim Rugovës

Ahmeti: Në Vetëvendosje nuk më lejuan të shkoja te varri i Ibrahim Rugovës

Aktuale gusht 19, 2019 - 22:55
Lexo Detajet

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti foli për kohën e tij sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje ku tha se anëtarë të atij subjekti nuk e kishin lejuar të shkonin tek varri i Ibrahim Rugovës.

“Doja të shkoja në varrin e Ibrahim Rugovës pasi që më takonte si kryetar i Prishtinës, por ata nuk më lejuan”, tha Ahmeti në T7.

“Kur vinë ata në emision ju tregojnë çka më kanë thënë. Pyetni ata Albinin dhe të tjerët, çka më kanë thënë kur unë si kryetar i kryeqytetit do të shkoja në varrin e Ibrahim Rugovës”.