Jakup Krasniqi nesër udhëton në Hagë
Aktuale
July 22, 2019 - 18:50
Detajet
Shefi i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, nesër udhëton për në Hagë.
Krasniqi do të udhëtoj në Hagë, pasi mori ftesë nga Dhomat e Specializuara.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.
Sherifi deklaroi se ai do ta shoqërojë Krasniqin.
Krasniqi do të paraqitet për intervistim në Hagë me 24 korrik.
Nuk është bërë e ditur nëse Krasniqi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit ose të dëshmitarit.
Kujtojmë se ftesë nga Specialja se fundmi ka marrë edhe Ramush Haradinaj, i cili me pas dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit