Moti sot në Shqipëri
Aktuale
July 19, 2019 - 09:12
Lexoni detajet
Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po ifluencojnë në territorin e Shqipërisë me paqëndrueshmëri të pjesshme të motit.
Moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vranësira në relievet malore ku do të pasohen nga reshje shiu të izoluara.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/30°C
- Zonat e ulëta 16/34°C
- Zonat bregdetare 19/31°C