BE e quan të drejtë mos akreditimin e universiteteve dhe kolegjeve: Vendimi të respektohet nga politika!

BE e quan të drejtë mos akreditimin e universiteteve dhe kolegjeve: Vendimi të respektohet nga politika!

Aktuale July 16, 2019 - 17:12
Lexo tjera detaje

Bashkimi Evropian përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillimit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri universiteteve publike, atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Në këtë deklaratë dërguar mediave, BE thotë se arsimi është prioritet i tyre për Kosovën, teksa përmirsimi në këtë fushë është absolutisht i nevojshëm.

Kjo është deklarata e BE-së:

Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), ka marrë vendim për të ndalur akreditimin e tre universiteteve publike dhe katër kolegjeve private. Ky vendim ka ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2019/2020. Ne e kuptojmë që këto universitete do vazhdojnë të operojnë, dhe që studentët tashmë të regjistruar në vitet e tjera do vazhdojnë pa ndërprerje vitin e ri akademik.

Ky vendim ishte i vështirë por i drejtë, dhe në vijë me mandatin e Agjencisë për sigurimin e arsimit cilësor. BE-ja mbështet rolin dhe pavarësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesit, sidomos ato në nivelin politik. Çka është në rrezik është objektiva e arritjes së arsimit cilësor të lartë për të gjithë studentë në Kosovë. Ky vendim shpresojmë të hapë rrugën që këto universitete të përmirësojnë cilësinë e performancës dhe shërbimeve të tyre ndaj studentëve.

BE-ja ka qenë e angazhuar për shumë vite për arsim cilësor dhe vazhdon mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen.