Ekspertja serbe këshillon Serbinë ta fus Veriun e Kosovës në Kushtetutë

Ekspertja serbe këshillon Serbinë ta fus Veriun e Kosovës në Kushtetutë

Aktuale June 25, 2019 - 17:25
Lexo tjera detaje

Jelena Milic, shefe e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, ka thënë se Beogradi duhet t’i përgjigjet masave të Prishtinës të cilat sipas saj e kanë bllokuar dialogun e Brukselit. Ajo thotë se si përgjigje për këtë, Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë preambulën e saj të kushtetutës, dhe duke përfshirë në të vetëm katër komunat veriore të Kosovës, përfshirë këtu edhe Komunën Veriore të Mitrovicës.

“Katër komunat veriore të Kosovë janë pjesë e integruar e Serbisë”, kjo është formulimi që ajo ka propozuar që Serbia të fus në kushtetutën e saj.

Ajo thotë se një gjë e tillë do të ndihmonte Serbinë që të forconte pozicionin e saj karshi Kosovës në një mënyrë që sipas saj nuk do të provokonte dhunë.

“Ajo do të ndihmonte Serbinë për të forcuar pozitën. Do të bënim një lëvizje provokative, të padhunshme. Ne nuk do të provokojmë sigurinë e askujt, do të bënim një lëvizje që prodhon opsione të reja” ka shpjeguar ajo propozimin për Qeverinë e Ana Brnabiqit.

Derisa Milic propozon që me Kushtetutë t’i konsiderojë si të vetat katër komuna të Republikës së Kosovës, thotë se një gjë e tillë do të ishte një ‘kompromis i dhimbshëm për Serbinë’, pasi që do të tregonte një gjest të madh do të tregonte se është gati për një kompromis të tillë.

 Ajo është përpjekur që ta kamuflojë këtë ide të sajën për ndarje të Kosovës, duke thënë se nuk ka të bëjë me ndarje etnike, por të pranojë që Serbia nuk e kontrollon të gjithë Kosovën, por vetëm pjesën veriore të saj ku janë burimet nëntokësore minerare.

“Kjo nuk është në kundërshtim as me Rezolutën 1244 e as me marrëveshjen e Brukselit”, duke thënë se ky është propozimi i qendrës që ajo udhëheq rreth idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Ajo thotë se e gjithë kjo luftë po bëhet për të marrë pjesën veriore të Kosovës, pasi që ‘çështja e korrigjimit të kufijve është gjithmonë një çështje e burimeve nëntokësore”, ka thënë ndër të tjera Milic.