Haziri: Qeveria aktuale po bllokon zhvillimin e politikave vendore
FOTO: Laura Hasani

Haziri: Qeveria aktuale po bllokon zhvillimin e politikave vendore

Aktuale June 24, 2019 - 10:59
Lexoni detajet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka kritikuar ashpër udhëheqësit e institucioneve të vendit, duke i akuzuar ata se po i lënë peng politikat zhvillimore për vendin raporton "Zeri.info".

"Kosova sot është e pa udhëhequr me përgjegjësi të pritura përkundrazi po vazhdon të lë peng vendin për nevoja të brendshme", tha Haziri në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga RIDEA.

Haziri po ashtu deklaroi se Kosovës intereson një stabilitet i brendshëm dhe një raport i mirë me fqinjët. /Zeri