Pas vendimit të Veselit Beqaj ofron dorëheqje nga posti i ministrit
FOTO: Laura Hasani

Pas vendimit të Veselit Beqaj ofron dorëheqje nga posti i ministrit

Aktuale June 20, 2019 - 11:18
Lexoni detajet

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësish, Besim Beqaj, ka njoftuar se sot ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit të këtij dikasteri, raporton Zeri.info.

Një veprim i tillë i Beqajt ka ardhur pas vendimit të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për t’i larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së të cilët kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë.

“Ju njoftoj që sot në mëngjes e kam dorëzuar dorëheqjen time te kryeministri Haradinaj”, deklaroi Beqaj në konferencën e sotme.

Vendimi i Veselit sipas tij paraqet angazhim të përbashkët të të gjitha strukturave të PDK-së.

Beqaj më tej është shprehur i bindur se do të shpallet i pafajshëm në fund të procesit.

“Në rastin tim unë jam plotësisht i bindur se këto akuza janë të pabazuara në fakte dhe drejtësia do ta dëshmojë këtë.

Besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time”, ka potencuar ai.

Beqaj tutje ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së edhe më tej./Zeri