Shpendi i qon disa mijëra euro në deti

Shpendi i qon disa mijëra euro në deti

Aktuale qershor 19, 2019 - 19:22
Detajet

Kryetari Shpend Ahmeti i ka qerasur punëtorët e tij me një vikend në bregdetin shqiptar. Udhëtimi u organizua këtë të premte, dhe punëtorët komunalë u kthyen në shtëpi të dielën mbrëma.

Qindra shërbyes civilë të Komunës së Prishtinës këtë vikend e kaluan në bregdetin e Durrësit.

Kryetari Shpend Ahmeti e hapi kuletën e Komunës për të gjithë shërbyesve civil që me datën 14-16 të shkojnë në bregdet e Durrësit, konkretisht në hotelin “Bonita”. Por, vetëm 230 nga ta shprehen dëshirën që të jenë atje.

Siç ka mësuar lajmi.net shpenzimet e hotelit, përfshirë fjetjen, mëngjesin, drekën e darkën i ka paguar Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë, transportin e ka siguruar Këshilli organizativ me mjetet e siguruara nga participimi i shërbyesve civilë pjesëmarrës në ekskursion, ku shërbyesit civil kanë paguar nga 30 euro për shërbimet e udhëtimit me autobusë.

Lajmi.net ka kërkuar sqarim nga Komuna e Prishtinës rreth asaj se sa ka qenë shuma e paguar nga Komuna, por deri më tani ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Punëtorët janë shprehur të pa kënaqur me shërbimet në hotel. “Shërbimi ka qenë katastrofë, ndoshta se ishim shumë a kallabllak, por ishte shërbimi ishte i tmerrshëm”, tha një shërbyes civil për lajmi.net, i cili këtë vikend ishte ne ekskursionin e Komunës.

Nuk dihet nëse Komuna ka shikuar edhe oferta të hoteleve të tjera në Durrës, pasi në tri vitet e fundit shërbyesit civil të Komunës janë akomoduar në hotelin e njëjtë. Ndërkohë, për udhëtim është kontraktuar kompania turistike “Sharr Travel”.

Lajmi.net posedon disa fotografi të kësejë kompanie derisa po e realizonte udhëtimin me punëtorët komunal në Shqipëri.

Image