Thaçi: Në Bratislavë do ta kërkoj edhe heqjen e vizave
Aktuale
June 06, 2019 - 12:20
Lexoni detajet
Presidenti i Kosovës sot do të udhëtoj për në Bratislavë ku do të marrë pjesë në Një konferencë ndërkombëtare ku do të diskutohet për aktualitetet në rajon dhe procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, raporton Zëri.info.
LEXO EDHE: Thaçi: Nuk do të kem takim të veçantë me Vuçiqin
Mirëpo në këtë takim ku të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të BE-së presidenti u shpreh se nuk do të hezitojë ta kërkojë edhe heqjen e vizave për Kosovën.
“Në forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së dhe nuk do të hezitoj të theksoj domosdoshmërinë që të ndodhë liberalizimi i vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për të ndodhur ky proces”, theksoi Thaçi./Zëri