Thaçi: Nuk do të kem takim të veçantë me Vuçiqin
FOTO: Laura Hasani

Thaçi: Nuk do të kem takim të veçantë me Vuçiqin

Aktuale June 06, 2019 - 12:16
Lexo tjera detaje

Sot para nisjes për në Bratislavë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti një konferencë para gazetarëve, raporton “Zëri.info”.

I pari i shtetit u shpreh se në Forumin “GlobSec” në Bratislavë do të diskutohet për aktualitetin në Kosovë dhe rajon si dhe për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

“Këto ditë do të mbahet forumi Globsec në Bratislavë në një vend që ende se ka njohur pavarësinë e Kosovës por që gjithmonë e ka mbështetur konsolidimin e Kosovës dhe të ardhmen e shtetit tonë. Është mundësia e parë që në një vend të tillë të përfaqësohet Kosova në këtë forum ku do të diskutohet për aktualitetin e Kosovës për të arriturat tona. Do të jetë një mundësi që të diskutohet për dialogun dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Ai theksoi se në këtë takim nuk do të ketë takim të veçantë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Në forumin e Bratislavës do të kemi një debat të penalistëve që marrin pjesë nga vendet e rajonit, do të kemi diskutim paneli edhe me presidentin e Serbisë por takim të veçante nuk do të ketë. Nuk do të pranoj kushtëzime nga Serbia për fillimin e dialogut.

Në këtë forum nuk ka qenë e planifikuar të ndodhë takim i veçantë është planifikuar me agjendën e forumit një mundësi e debatit prej penalistëve. Por, çdo vullnet të mirë të kujtdo qoftë për të vazhduar dialogu i pakushtëzuar do të përshëndetet nga ana ime”, potencoi presidenti Thaçi./Zëri