Haradinaj i reagon OKB-së: Rusi ishte spiun i kamufluar si punëtor i juaji

Haradinaj i reagon OKB-së: Rusi ishte spiun i kamufluar si punëtor i juaji

Aktuale maj 31, 2019 - 22:14
Lexoni detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook, pak kohë pasi Kombet e Bashkuara reaguan për shpalljen e diplomatit rus të UNMIK’ut si person të padëshiruar.

Një zyrtar rus i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) u arrestua nga Policia e Kosovës të martën gjatë një aksioni në Veri, pasi i njëjti pengoi policët gjatë arrestimit të të dyshuarve për kontrabandë.

Më tej, institucionet kosovare e shpallen person “non grata”, zyrtarin rus që pas lirimit shkoi në Beograd. OKB thotë se nuk mund të shpallen të padëshiruar punonjësit e saj, e Haradinaj nuk zmbrapset nga vendimi.

“Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së”, ka shkruar Haradinaj

Ai thotë se veprimet e zyrtarit rus në Veri kanë qenë kundër të drejtës ndërkombëtare.

“Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku”, thuhet në postimin e Haradinajt.