Apostolova: Rekomandimet e KE-së të trajtohen me seriozitet
Foto: Laura Hasani

Apostolova: Rekomandimet e KE-së të trajtohen me seriozitet

Aktuale May 30, 2019 - 12:48
Lexo tjera detaje

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka komsideruar se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën ka qenë zhënjyes, raporton zeri.info.

“Dje kur pakoja e zgjerimit ishte publikuar nuk e kishte vetëm raportin e Kosovës, por raportin e tërë regjionit, gjashtë vendet. Ishte shumë zhgënjyes dhe pyetjet që dolën nga prezantimi i këtij raporti që ishin të koncentruar në progeresin që po bën Kosovën ishin koncentruar vetëm në çështjet negative”, ka deklaruar ajo.

Në një tryezë të organizuar nga GLPS për të diskutuar për raportin e progresit Apostolova tha se vendet e tjera, si Maaqedonia e Veriut, kanë progres më të dukshëm krahasuar me Kosovën.

“Gjashtë vendet partnere e kanë rrugën e integrimit në duart e veta. Siç e keni parë ka të atillë që kanë avancuar më shumë, është Maqedonia Veriore, kemi me të vërtetë një progres. Për disa vite me radhë ka pasur raporte që kanë kritikuar hapat e ngadalshëm. Besoj që koha ka ardhur që t’i trajtojmë këto rekomandime me seriozitet”, ka theksuar ajo.

Se gati nuk ka pasur fare progres në raportin për Kosovën kanë konsideruar edhe Arton Demhasaj nga “Çohu” dhe Arbëresha Loxha nga GLPS./ZËRI