Haradinaj pret mysafirë nga Washingtoni – Marrëveshja me Serbinë pa e cenuar territorin

Haradinaj pret mysafirë nga Washingtoni – Marrëveshja me Serbinë pa e cenuar territorin

Aktuale May 27, 2019 - 12:35
Lexoni detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar sot me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan, derisa shtoi se ka bërë të ditur para nënkryetari të Këshillit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, por, pa cenuar territorin

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, Haradinaj duke shkruar se e ka njoftuar nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, për të arriturat e vendit në sundim të ligjit dhe në rritjen e sigurisë.

“Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Washington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Ëilson, të cilët i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë. Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike”, ka shkruar Haradinaj.