Hahn thotë se BE-ja ka nisur negociatat me Serbinë edhe pse duhet zgjidhur situatën me Kosovën

Hahn thotë se BE-ja ka nisur negociatat me Serbinë edhe pse duhet zgjidhur situatën me Kosovën

Aktuale May 26, 2019 - 21:36
Lexo Detajet

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi sot se BE-ja “ka filluar negociatat me Serbinë, edhe pse ende duhet të zgjidhet situata rreth dialogut me Kosovën”.

Ai gjithashtu theksoi se BE ka arritur të “vënë Ballkanin Perëndimor në binarët” drejt Evropës në vitet e fundit.

Hahn në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Mundo’ si sukses të BE-së përmendi se “Maqedonia Veriore ishte në prag të shkatërrimit, dhe tani qëndron në këmbët e saja”.

Komisionari Evropian theksoi se “Evropa duhet të eksportojë stabilitet”, dhe deklaroi se “ka pasur një keqkuptim kur presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se deri në fund të mandatit të tij nuk do të ketë anëtarësim të asnjë vendi.”

“Nuk ishte një vendim, por konstatim”, ka shtuar Hahn dhe vuri në dukje se “secilit i është bërë e qartë se logjikisht për këtë nevojitet kohë.”

Ai tha se javën e ardhshme BE do të njoftojë vlerësimin për Bosnjën, vendi që ka mbetur prapa më së shumti.

“Është e rëndësishme që partnerët tanë të dinë, se nëse i plotësojnë kushtet, edhe ne do të përmbushim premtimet tona”, përfundoi Hahn, duke vënë në dukje se shpreson që shtetet anëtare të BE-së të japin ‘dritën e gjelbër’ për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.