LDK uron Ditën e Presidentit Rugova

LDK uron Ditën e Presidentit Rugova

Aktuale May 24, 2019 - 22:28
Lexoni detajet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar qytetarëve 24 Majin, Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Kjo datë shënon dhe përkujton 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale demokratike në Kosovë, ku qytetarët e Kosovës zgjodhën, për herë të parë, Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën”, shkruan në komunikatën e LDK’së.

“Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova është arkitekti i shtetit modern demokratik të Republikës së Kosovës, i vendosur në rrugën e integrimit euroatlantik dhe përherë në miqësi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, thuhet më tej në njoftim.

Mustafa thotë se Ibrahim Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.