Faton Abdullahu: Kosovës i duhet që së paku të bëhet unike përballë Serbisë

Faton Abdullahu: Kosovës i duhet që së paku të bëhet unike përballë Serbisë

Aktuale May 20, 2019 - 22:19
Detajet

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë që vendi mund edhe të shkojë në zgjedhje – por ajo që është e nevojshme është që të shfaqemi unikë përballë Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të konstatojmë që pa izen e faktorit ndërkombëtar mund të shkojmë në zgjedhje pasi ne vetë ja kemi bërë punën vetes me përçarje – mund të ketë zgjedhje së paku të bëhemi unik përballë Serbisë”.

“Nuk besoj që dikush nga opozita do të marrë mundin që t’i marrë votat nga Lista Serbe për të shkuar në zgjedhje pasi edhe po e bënë këtë kjo iniciativë do t’u dështojë”.

Abdullahu në emisionin Zona B në Klan Kosova, ka thënë që zhvillimet e fundit që kanë ndodhur si ajo e publikimit të fotografisë nga deputetja e PDK-ë, Flora Brovina mund të sjellin ndryshime në Qeveri.

“Këto ditë kemi një zhvillim për fotografinë që e ka publikuar deputetja e PDK-së, Flora Brovina e cila e ka tundur ndërgjegjen tonë dhe mund të priten edhe lëvizje të mëdha pasi partitë politike e masin situatën në këso raste”.

“PSD është në pozitën ku prej asaj gjendje ku Vetëvendosje është ndarë dhe i është dashur të ndihmojnë Qeverinë që të krijojnë një imazh tani mund t’i bashkohen opozitës të vetëdijshëm që “mashallahin” e rrëzimit të qeverisë ta kenë atë është situatë e mirë që të bëjnë një përmbysje të madhe.