Ilir Mirena: Nuk besoj që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Ilir Mirena: Nuk besoj që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Aktuale May 20, 2019 - 22:06
Detajet

Analisti politik, Ilir Mirena, ka thënë që nuk beson që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme sidomos pa zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

Mirena në Zona B në Klan Kosova ka thënë që opozita përkundër fuqisë që ka nuk e kanë shfrytëzuar për të qëndruar të bashkuar.

“E shoh të ndërlidhur në raportet me dialogun Kosovë – Serbi sidomos pas samitit në Paris se besoj që do të flitet për zgjedhje të parakohshme”.

“Partitë opozitare mund të bëjnë një opozitë të mirëfilltë pasi pushteti aktual është i mbushur me skandale dhe keqpërdorime por ne e kemi një opozitë potente e cila por për shkak të problemeve të veta nuk kanë mundur të bëjnë kurrfarë opozitarizmi por e kanë lidhur me protesta të dështuara si ajo e Vetëvendosjes kundër kryeprokurorit Lumezi e cila ishte indikator që diçka me opozitën nuk po shkon”.

“Duke marrë parasysh këto unë nuk shoh mundësi që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme veç këtë e vendos Kadri Veseli – PDK-ja dhe aty loja mund të ndryshojë tërësisht”.