Kaq persona kanë votuar deri në orën 11:00

Kaq persona kanë votuar deri në orën 11:00

Aktuale May 19, 2019 - 11:55
Lexoni detajet

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka njoftuar se deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për votë në komunat veriore e kanë shfrytëzuar 9.361 qytetarë me të drejtë vote, raporton “Zëri.info”.

“Ju njoftojmë që procesi i votimit në 84 qendrat e votimit në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar janë duke vijuar pa asnjë problem. Po ashtu ju njoftojmë se deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9.361 qytetarë me të drejtë vote.  Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 21017 deri ën të njëjtën kohë kishin votuar 8.483 votues”, ka konfirmuar kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Për sa i përket përqindjes së pjesëmarrjes në votime në komuna ndaras vërehet një numër më i lartë i pjesëmarrjes në votim në qytetin e Mitrovicës.

“Sipas komunave ju njoftoj që në Leposaviq deri në orën 11:00 kanë votuar 3.262 votues apo 17.96% .  Në Zubin Potok kanë votuar 1.174 qytetarë apo 13.76 %

 Në Zveçan 1.488 votues apo 16.12% dhe në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 3.437 votues apo 15.58%.”, ka bërë të ditur ndër të tjera Daka. /ZËRI