Bogujevci tregon se kush iu ankua sot për fotografinë e Flora Brovinës

Bogujevci tregon se kush iu ankua sot për fotografinë e Flora Brovinës

Aktuale May 16, 2019 - 22:25
Lexoni detajet

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në emisionin Pressing ka sqaruar se kush e kontaktoi atë gjatë ditës në Kuvend kur deputetja e PDK’së, Flora Brovina publikoi një fotografi të një vajze duke u dhunuar nga disa ushtarë.

Fotografia që Brovina tha se është një vajzë kosovare duke u dhunuar nga serbët, del se është publikuar që nga viti 2004 nëpër sajte pornografike. 

Bogujevci thotë se kur Brovina e publikoi fotografinë në Kuvend, ajo u kontaktua nga familjarë të viktimave seksuale nga lufta, që i reaguan publikimit të asaj pamjeje.

Deputetja ka qenë edhe gjatë ditës kundër publikimit të fotografisë nga kolegia e saj nga radhët e PDK’së