Abdullahu për Tribunalin: Koha e papërshtatshme, po bëhet për përfitime politike

Abdullahu për Tribunalin: Koha e papërshtatshme, po bëhet për përfitime politike

Aktuale maj 15, 2019 - 19:30
Lexo Detajet

Analisti politik Faton Abdullahu, ka vlerësuar se tani nuk është koha e duhur për formimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Ai për Klan Kosovën tha se mbështetja ndërkombëtare është problematike.

“Kur e shikon si propozim nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi mund të thuash se është e mirë. Nuk mund të quhet as e vonuar as e keqe. Por, brenga ime në anën tjetër është bërja e një Triubunali në kohën kur me të gjitha parametrat na bie se kemi përkrahjen më të pakët ndërkombëtare, veçanërisht sa i përket dialogut”.

“Me duhet koha e papërshtatshme në pasjen e një përkrahje ndërkombëtare”.

Abdullahu krahas krijimit të tribunalit foli edhe për idetë dhe iniciativat për krijimin e muzeve për kujtimin e luftës se fundit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Ai hodhi dyshime për qëllimet që fshihen prapa këtyre iniciativave.

“Kush e ka bërë, kur e ka bërë këtë dhe pse e ka bërë, më jep të drejtën të konstatoj se jemi të ndjeshëm në këtë aspekt, u tha shumë për viktimat dhe kjo u shfrytëzua për të dalë me këtë propozim. Ideja ka qenë që të amortizohet përfitimi i poenëve politikë që ka arritur kryeministri dhe të kthehen ata poenë tek PDK-ja”.

Sipas Abdullahut lufta e fundit dhe të bëmat e luftës së fundit po mbahen gjallë aktivisht, ngase sjellin përfitimin e votave.

“Është çështje e ndjeshme. Nëse shikohet historia jonë si komb e shohim se njerëzit, dëshmorët e luftës se fundit, viktimat e luftës së fundit, heronjtë dhe gjithë ata që kanë bërë dhe kanë dhënë për Kosovën në luftën e fundit, janë në një aspekt heronjtë më me fat. Ngase, pas tyre ka ardhur liria, pas tyre erdhi ndërhyrja e NATO-s, pas tyre kemi shtetin – falë tyre e edhe heronjve para tyre – në këtë aspekt kjo duhet të vështrohet se janë më me fat, që patëm mundësi t’ju bëjmë përmendore, shtatore, filma e dokumentare. Por çfarë po bëhet me ata të tjerët”. Andaj vijë në përfundim se kjo luftë e fundit qëllimisht nuk po lejohet të bëhet histori ngase po i sjell përfitime kësaj shtrese politike, sidomos krahut të luftës”.