Kosova e pret profesorin nga Kroacia për zgjidhjen e problemit me ariun

Kosova e pret profesorin nga Kroacia për zgjidhjen e problemit me ariun

Aktuale May 15, 2019 - 15:42
Lexoni detajet

Vendimi për vrasjen e ariut të murrmë të Prizrenit prej disa ditësh ka shkaktuar debate të shumta në publikë si dhe në institucionet përkatëse të vendit, shkruan “Zëri.info”.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin e Parkut Kombëtar “Sharri” si dhe anëtarë të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.

AMMK gjatë këtij takimi ka deklaruar se për këtë situatë të krijuar në lidhje me ariun, do të veprojnë sipas rekomandimeve që do t’i sjell Slaven Reljiq, profesor i Universitetit të Zagrebit i cili pritet që sonte të vijë në Kosovë.

Njoftimi i plotë i Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve:

Takimi me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK) dhe Drejtorin e Drejtorisë së Parkut Kombëtar “Sharri”

Ekipi i organizatës tone mbajti sot një takim me Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Z. Ilir Morinën dhe Drejtorin e Drejtorisë së Parkut Kombëtar “Sharri”, Z. Bajram Kafexholli për t’u informuar direkt nga zyrtarët në fjalë mbi gjendjen e ariut të murrmë i cili ishte shpallur nga Inspektorati Pyjor i Kosovës (nën Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) si i rrezikshëm për banorët e fshatit Pouskë dhe për të cilin ishte marrë vendim zyrtar me datë 3 maj 2019, që ariu të vritet.

Po ashtu, biseduam për ariun këlysh që pretendohej nga mediat dhe informatat e para që kishim të ishte mbajtur në restorante dhe bodrume të banorëve të fshatit. AMMK na njoftoi që ariu i vogël nuk mbahet në vende të papërshtatshme. Mbi gjendjen e tij do të interesohemi vazhdimisht deri në pikën kur këlyshit do i sigurohet nji trajtim profesional.

Vendi i mbajtjës së ariut 3 muajsh po mbahet konfidencial, për sigurinë e tij, siç na tha AMMK. Sigurisht që me leje të veçant, personat e autorizuar edhe mund ta shohin gjendjen e tij.

Si temë të fundit, sqaruam në pika të shkurtëra edhe hapat e mëtutjeshme që ne si organizatë do të ndërmarrim mbi gjendjen e Kopshtit Zoologjik në Prizren – i cili mban një ujk (Canis lupus L) i mbrojtur me legjislacionin kosovar; një shimpanze, si kafshë ekzotike e cila nuk i përshtatet ambientit të Kosovës dhe e cila në shumë shtete është e ndaluar të bëhet tregtim dhe komercializëm me to; kopshti zoologjik po ashtu mban të izoluar edhe disa kafshë të tjera të cilat mbahen në kushte mizore.

Sa i përket vendimit institucional së Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut, njoftojmë qytetaret që sipas takimit që kishim me AMMK, ajo mban një qëndrim institucional dhe profesional kundër vrasjes së ariut dhe anon në gjetjen e zgjedhjeve më të mira të mundshme për këtë rast. AMMK ka kërkuar mbështetje për ekspertizë për të vlerësuar situatën dhe për të dalë me rekomandime duke respektuar legjislacionin në fuqi për mbrojtën e faunës së egër dhe po ashtu për sigurimin e kushteve jetësore të banorëve të fshatit në të ardhmen. Organizata Four Paës – Bear Sanctuary i është përgjigjur kërkesës për mbështetje dhe kështu ka organizuar ardhjen e një ekspertit kroat për vlerësimin e gjendjes dhe për ta ofruar një plan strategjik me rekomandime konkrete mbi menaxhimin e kësaj situate, pa dëmtuar ariun. Po ashtu, e rëndësishme të theksohet që eksperti në fjalë (emrin e të cilit ende nuk e dimë) do të sigurojë sugjerime edhe mbi gjendjen e ariut këlysh dhe të vlerësohet nëse zgjedhja më e mirë për të do të ishte të futet në Pyllin e Arinjve/Bear Sanctuary ngaqë nuk dihet se sa do të jetë i gatshëm që në këtë moshë të jetojë i vetmuar në natyrë i lirë.

Kemi marrë informatë që edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është në hapat drejt anulimit të vendimit që është bërë për vrasjen e ariut. Për këtë, ende presim një përgjigje dhe vendim publik për jetën e ariut dhe të drejtën e tij të jetojë i qetë në natyrë.

Edhe kryetari i Komunës së Prizrenit ka shprehur zyrtarisht kundërshtimin e tij për vrasjen e ariut: https://ëëë.koha.net/arberi/162298/haskuka-kunder-vendimit-per-vrasjen-e-ariut-te-murrme-ne-prizren/

Sa i përket Kopshtit Zoologjik dhe shkeljeve ligjore që pronarët e kopshtit bëjnë aty, do të përditësoheni në vazhdimësi. Me zyrtarët prezent në takim, adresuam shqetësimet tona dhe faktin që kopshti zoologjik mban edhe faunë të egër, gjë që është jashtëligjore.

Sigurisht që Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, me kapacitet njerëzore dhe profesionale që ka do të mundohet në maksimum që të monitorojë dhe shqyrtojë rastet ku kafshët janë të nënshtruar në dhimbje, torturë dhe çfarëdo padrejtësie.