Vdekjet në vendin e punës – punëtorët vazhdojnë të përballen me rreziqe të shumta
Për 16 muaj kanë humbur jetën 35 punëtorë në Kosovë.
Në mesin e tyre është edhe 21 vjeçari Krenar Jemini, nga Mushtishti i Suharekës i cili aksidentalisht kishte humbur jetën në vendin e tij të punës në shkurt të këtij viti.
Ndërsa babi i tij Emini ka treguar për RTK, se ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë duke shtuar se vdekja e të birit ka qenë e dhunshme.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se fajtorët në këto raste shumë rralë përfundojnë me dënim të drejt.
Sipas tij, nëse një lëndë lihet nëpër gjykata 4 deri në 5 vite, biznesmenët dinë si të përfitojnë.
Lidhur me këto raste, ministri i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica thoi se në rast se nuk respektohet kontrata nuk ka arsye të heshtet.
Pavarësisht përkushtimit që thonë se e kanë institucionet, punëtorët vazhdojnë të përballen me rreziqe të shumta sidomos ata të sektorit të ndërtimtarisë.