"Thaçi, Vuqiq dhe Rama kanë diskutuar bashkë për shkëmbim të territoreve"

Aktuale May 08, 2019 - 11:01
Lexoni detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuqiq kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku raporton "Zeri.info".

"Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuqiq kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj", tha Haradinaj.

Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartë përmendur/Zeri