Sheshi 'Skënderbej', çmimin e dytë për arkitekturë bashkëkohore në Europë

Sheshi 'Skënderbej', çmimin e dytë për arkitekturë bashkëkohore në Europë

Aktuale May 08, 2019 - 08:28
Lexoni detajet

Pas çmimit prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018” në Barcelonë, Sheshi “Skënderbej” ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar.

Mes 393 projekteve që garonin për Çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore, sheshi “Skënderbej” mbërriti deri në finalen e madhe dhe fitoi çmimin e vendit të dytë, duke marrë vlerësimet më të larta nga juria profesioniste nga e gjithë Europa për fuqinë transformuese, fokusin te këmbësorët, qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.

Ajo që ra në sy ishte gara e fortë dhe rezultati tejet i ngushtë i votimit, 4-3 në fazën finale, mes sheshit “Skënderbej” në Tiranë dhe projektit fitues të studios së famshme franceze “Lacaton- Vasal”, e cila konkuronte me një projekt godinash banimi dhe shërbimi në Bordo të Francës.

Ishte nënkryetari Arbjan Mazniku ai që mori çmimin në emër të Bashkisë së Tiranës në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku vlerësohet përsosmëria dhe inovacioni në fushën e arkitekturës.