Organizata që në heshtje fuqizon gratë e Kosovës

Organizata që në heshtje fuqizon gratë e Kosovës

Aktuale April 25, 2019 - 21:31
Lexoni detajet

Xhylie Statovci nga një amvise është kthyer në një afariste e suksesshme pas trajnimit të mbajtur në organizatën “Women for Women Kosovo’ në vitin 2013.

Ajo për Gazetën inFokus ka rrëfyer se si forcat serbe e kanë rrahur atë gjatë luftës në Kosovë.

“Gjatë luftës jam kanë e rrahur prej policisë serbe. Babën ma kanë marrë edhe ma kanë rreh policia. Unë babën e kom pas të sëmurë e kom than mosni se është një plak e është i sëmurë. E kanë thënë lëne plakun e rrehne kta tash”, rrëfen Xhylia.

Ajo thotë se hapat e parë për biznesin e saj i mori në këtë organizatë.

“Njerëzit mu me kanë thanë se nuk mundesh me arrit këtë pune se i ke pasojat e luftës po unë me përkrahjen e organizatës dhe familjes e kam arrit këtë sukses”, shtoi ajo.

Organizata “Women for Women Kosovo” është bërë shtëpi e dyte për gratë kosovare.

Programet e kësaj organizate po aftësojnë ato për tregun e punës.

Iliriana Jaka-Gashi, drejtoreshë në “Women for Women Kosovo ” thotë se prioritet i punës së tyre është që gratë të bëhen pjesë aktive e shoqërisë.

“Ne shkojmë te gratë nuk presim që ato të vijnë tek ne, janë të shumta gratë që janë të interesuara të ndryshojnë jetën e vet te familjes tyre, ne jemi te interesuara qe gratë të bëhen pjesë aktive e shoqërisë.

Përpara kemi punuar me gra që nuk kanë qenë të shkolluara por tash punojmë edhe me gra të shkolluara sepse edhe gratë e shkolluara për fat të keq në shoqërinë kosovare janë të margjinalizuara” ka thënë Gashi për Gazetën inFokus.

Puna e këtyre grave tani ka kaluar kufijtë e Kosovës. Produktet e tyre kanë arritur edhe në tregjet evropiane. Fjalë të mira gjithandej ka edhe për cilësinë e produkteve të këtyre grave.

“Kemi pas një projekt gjatë të cilit këpucët që unë i kam në këmbë janë prodhuar prej Ellcki Bennet që është një prodhues I njohur në Angli dhe zemra që po e shihni kanë qenë të qëndisuara nga ana grave dhe të gjitha këto të ardhura nga këpucët janë dhanë për organizatën “Women for Women Internacional”, ka shtuar ajo.

E për   t’i mbështetur nga afër  gratë, të cilat kane qenë edhe viktima të dhunës gjate luftës në Kosovë erdhën edhe artiste me nam.

“Përkrahëse e Organizatës tonë është Rita Ora e cila I ka dhënë vetës mision përkrahjen e grave që janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës ku ne jemi shumë të kënaqur dhe krenar që përmes përmes fushatës së saj më Escadën po e përkrah organizatën tonë. Në ndërkohë kemi pas edhe artista të tjerë ka qenë Tom Bërck dhe artistja Elizabet Debicki të cilët e kanë vizituar Kosovën”, ka thënë Gashi.

Organazata “Women for Women” aktivitetin e saj në Kosove e ka filluar nga viti 1999.

Nga programet e kësaj organizate kanë përfituar rreth 35 mijë gra kosovare. Afër 1000 prej tyre tanimë janë edhe të punësuara.