Shkak Lista Serbe, KQZ ndërpret mbledhjen
Aktuale
April 23, 2019 - 12:32
Lexo Detajet
Lista Serbe është bërë shkak që mbledhja e KQZ-së të ndërpritet dhe të mos vazhdojë deri në një afat të pacaktuar, raporton zeri.info
Kjo pasi që LVV ka vendosur që të mos votojë për certifikimin e këtij subjekti për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore.
Menjëherë pas vërejtjeve të LVV-së dhe paralajmërimit për votë kundër, anëtarët e KQZ-së kanë shkuar në pauzë për rreth një orë (ndonëse pauza është kërkuar për 10 minuta) dhe më pas është bërë e ditur se mbledhja nuk do të vazhdojë.
LVV ka thënë se nuk do të ndërrojë qëndrim derisa LS zotohet se di ta respektojë rendin ligjor dhe kushtetues të Kosovës.
Ndërkohë, pasi që për certifikim nevojiten 2/3 e votave, LS nuk mund të certifikohet pa votat e LVV-së./Zeri