Detaje të reja nga votimet në Maqedoninë Veriore

Detaje të reja nga votimet në Maqedoninë Veriore

Aktuale April 21, 2019 - 16:17
Lexo Detajet

Jehona e votuesve deri në ora 15:00 ka arrit në 28.89%, nga 77.51% të vendvotimeve të përpunuara.

Kjo sipas kreut të KSHZ-së, Oliver Derkovski do të thotë se kanë votuar 396 mijë e 252 qytetarë nga gjithsej 1.808 131 sa kanë të drejtën e votës.

Megjithatë në sipas Derkovskit ende nuk kanë arritur të dhënat e vendvotimeve në Gazi Babë, Gostivar dhe Kriva Pallankë.

“Deri tani kanë arritur 8 ankesa të cilat nuk janë ankesa për çështje thelbësore të procesit zgjedhor. Më shumë janë persona që u kanë kaluar afatet e letërnjoftimeve. Prilepi është komuna ku ka dalje më të lartë me 43.85%, ndërsa Likova 9.75% shënon dalje më të ulët”, deklaroi Derkovski.

Lidhur me pengesat që u janë bërë ekipeve të ALSAT, në Veles dhe Aerodrom që të mos filmojnë pa akreditime të KSHZ-së, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski nënvizoi se gazetarëve dhe operatorëve u mjaftojnë legjitimacionet e medias ku punojnë.