Mitrovica dhe Skenderaj pa ujë

Mitrovica dhe Skenderaj pa ujë

Aktuale prill 19, 2019 - 15:59
Lexoni më shumë detaje

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KRUM), ka njoftuar të gjithë konsumatorët e Mitrovicës, Skenderajt, si dhe veriut të Mitrovicës, se sot nga ora 11:00 është ndërprerë prodhimi me ujë në fabrikën e Shipolit në Mitrovicë.

Kjo pasi që, siç thuhet në njoftim, KESCO ka ndërprerë furnizmin me energji elektrike si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare nga KRUM.

Në një njoftim për media thuhet se pamundësia e KRU “Mitrovica”, për të kryer obligimet ndaj KESCO-s lidhet me borxhin e akumuluar të veriut të Mitrovicës i cili arrin mbi 13 milionë euro.

“Borxhin tash e njëzet vite nuk po merr përsipër askush për ta paguar, kurse ujësjellësi ende vazhdon ta furnizojë veriun me ujë të pijes pa asnjë kompensim financiar. KRU ‘Mitrovica’ ka informuar të gjitha organet relevante qeveritare në lidhje me këtë problem dhe derisa të gjendet një zgjidhje për këtë problem, qytetarët e Mitrovicës, Skenderajt dhe veriut të Mitrovicës do të mbesin pa ujë të pijes. Mbesim me shpresë se së shpejti të gjendet në zgjidhje për këtë çështje tepër të ndjeshëm si për ne ashtu edhe për konsumatorin tone”, thuhet në njoftim