Mahmuti: Djegia e Notre Dame zbuloi se ekstremistët serbë dhe ata të ISIS-it janë të njejtë

Mahmuti: Djegia e Notre Dame zbuloi se ekstremistët serbë dhe ata të ISIS-it janë të njejtë

Aktuale prill 16, 2019 - 14:37
Lexo Detajet

Ish- përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti, thotë se djegia e katedrales së Notre Damit në Francë, ishte një ngjarje që tregoi se ekstremistët serbë dhe ithtarët e ISIS-it qëndrojnë në të njejtin front.

Sipas tij, në njërën anë serbët thonë që djegia ishte një mallkim që i erdhi Francës për shkak se e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa në anën tjetër përkrahësit e ISIS-it thonë që ajo u dogj si ndëshkim hyjnor, për shkak të rrëzimit të ISIS-it.

Ai thotë se të dy këto qëndrime, dallojnë nga të gjitha ato që janë thënë nga e gjithë pjesa tjetër e botës së civilizuar,

Ndërkohë ndaj këtyre raportimeve të medieve serbe, ka reaguar edhe historiani e analisti gjerman, Florian Bieber.

Ai thotë që këto media që janë pro-pushtetit në Serbi, tregojnë edhe një herë zërin e pështirë të Aleksander Vuçiqit.

Shkrimi i plotë:

Ekstremistët serbë dhe ithtarët e ISIS-it në një front të përbashkët

Zjarri që kaploi Katedralen “Notre Dame” të Parisit, njërin nga monumentet më të rëndësishme kulturore dhe shpirtërore të njerëzimit ngjalli një pikëllim të madh jo vetëm te qytetarët e Parisit, por te të gjithë adhuruesit e vlerave artistike në mbarë botën.

Përderisa bota e civilizuar ndjejnë dhembje për dëmin që ju shkaktua trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore ekstremistët serbë dhe ithtarët e ISIS-it u bashkuan në një front për ta shpallur se gjoja “ky zjarr ishte ndëshkim hyjnon”.

Përderisa ekstremistët serbë përmes portaleve të tyre këtë ndëshkim e interpretojnë se gjoja ndodhi për shkak se në këtë katedrale para gjashtë muajsh u vendos flamuri i shtetit të Kosovës, ithtarët e ISIS-it e shohin si ndëshkim për humbjet e tyre.

Sidoqoftë, të këta dy ekstreme janë në një front të përbashkët kundër vlerave të mirëfillta të njerëzimit.