![Grushte në Kuvendin e PDK-së në Skenderaj](/uploads/zeri.info/images/2019/April/14/auto_pdk1555259571.jpg)
Grushte në Kuvendin e PDK-së në Skenderaj
Aktuale
April 14, 2019 - 18:32
Lexo Detajet
Tensione dhe përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e Skenderajt të PDK-së, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor.
Kuvendi është ndërprerë Burime të Gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se përkrahësit e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë sulmuar fizikisht kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.
Të njëjtat burime thanë se M.M dhe A.M kanë sulmuar Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.
"Zeri.info" ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin Jashari, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin./Zeri/