Erion Veliaj reagon pas protestës së opozitës

Erion Veliaj reagon pas protestës së opozitës

Aktuale April 13, 2019 - 22:07
Lexoni detajet!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar për plagosjen e punonjësve të Policisë nga protestuesit e opozitës.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj ka thtënë se 1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit të kryeqytetit.

Teksa solidarizohet me efektivët e policisë të lënduar, kryebashkiaku Veliaj thekson se çdo herë e më shumë protestuesit po i braktisin.

“1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë anti-modeli i zhvillimit të kryeqytetit! 1 në 30 – po aq sa është reduktuar dhe mbështetja e qyqarëve! Çdo herë e më pak, e sa më pak aq më dhunshëm! Solidaritet i TR me policët e plagosur! Mirënjohje”, ka shkruar Veliaj.