
Blerim Latifi tallet me Gëzim Kelmendin: Më simpatiku prej krejt budallëve
Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi dhe kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi janë përfshirë në një debat rreth zgjedhjeve në Turqi, ku nuk kanë munguar as ‘thumbat’ për njëri tjetrin.
Fillimisht kishte reaguar Latifi duke e quajtur humbjen e Erdoganit në qytetet kryesore turke si “leksion të demokracisë”.
“Populli turk i foli presidentit të vet :
- Merru me punët e sh’pisë, e jo të hallkut.
- Shkëlqimi i jashtëm fiktiv i shtetit, nuk i mbulon dot problemet e brendshme reale të tij.
- Feja nuk i zgjidhë dot enigmat e ekonomisë së shekullit 21”, kishte shkruar ai.
Ndërsa Kelmendi shpejt kishte reaguar duke e quajtur mbeturinë Latifin dhe duke kërkuar burgim për të, shkruan zeri.info.
E sot ka reaguar prapë Latifi.
Ai e ka quajtur Kelmendin “sherr budallë” më “simpatiku prej budallve” e "hajvan".
Po ashtu ai ka shkruar se ky reagim flet më së miri “për ideologjinë që përfaqëson Kelmendi”.
“Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t'i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt”, ka shkruar Latifi në Facebook./Zeri.info/
Postimi i plotë i Latifit:
Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin
K'ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan "sherr-budallë". Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve.
Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t'i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT!