Avdyli komenton foton me Qunin e pa Selmanajn, shprehet se është neutral

Avdyli komenton foton me Qunin e pa Selmanajn, shprehet se është neutral

Aktuale March 31, 2019 - 17:48
Lexo Detajet

Deputeti i LDK-së dhe njëkohësisht kryetari aktual i degës së kësaj partie në Prizren, Haxhi Avdyli ka thënë se fotos së tij me Anton Qunin, Vjosa Osmanin e Armend Zemajn i janë dhënë kahje të ndryshme hipotetike dhe kjo nuk do të thotë se përkrah Selmanajn apo Qunin për kryetar të degës. Sipas tij, në foto nuk është dukur Selmanaj, sepse ai është në Austri.

“Sot ne patëm përvjetorin e 29 të degës ku pjesëmarrës ishin shumë veprimtarë e miq të LDK-së . Fjalë mbajtëm unë Haxhi Avdyli si kryetar dege, kryetarja e Forumit Gruas zonja Sadije Osaj-Jakupi, deputetët Armend Zemaj e Vjosa Osmani-Sadriu. Edhe pse para takimit i kërkova që edhe deputeti Anton Quni ta merrte fjalën, por Antoni insistoi që meqenese jemi para një procesi zgjedhor, nuk dua që ta shfrytëzoj këtë auditorium që dikush mund ta keqkuptonte si ndonje fushatë, kur merret parasysh që të tjerëve sdo i ipet rasti”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell zeri.info.

Tutje ai ka thënë se situate në degë është e relaksuar dhe s’ka rivalitete negative.

“Situata në degën tonë eshtë shumë e relaksuar, ska rivalitete negative, sepse as nuk kanë filluar akoma zgjedhjet në asnjë nëndegë. Por edhe kur të fillojnë zgjedhjet ka zotime publike e joformale për një garë korrekte, qasje të sinqertë ndaj njëri tjetrit, dhe vazhdim të punës së përbashkët të gjithëve me fituesin e këtyrë zgjedhjeve. Unë si kryetar në shkuarje i degës, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime , për perafrimin e njerzve më të mirë të lagjeve e fshatrave, deri te zgjedhja e kryetarit pa anuar për asnjë kandidat”, ka vazhduar ai.

Kujtojmë që deputetët Anton Quni dhe Driton Selmanaj janë kandidatët kryesorë për të parin e LDK-së, dega në Prizren.

">http://